Pasditen e kësaj të shtune një aksident rrugor ka ndodhur në Dhërmi.
Si pasojë e përplasjes së dy makinave me njëra-tjetrën, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se 4 të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.









