-sidi education-spot_img
28.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja e fundit e Berishës: Dilni për zot të ardhmes tuaj

Kryesoret

@prof.dr.saliberisha

♬ original sound – Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrjen e fundit 24 orë para protestës që do të mbahet na opozita përballë Kryeministrisë.

Përmes një video në TikTok ai është shprehur se se protesta nuk është partiake dhe se në të duhet të jenë të gjithë shqiptarët që janë të pakënaqur me qeverisjen dhe jetesën që po bëjnë.

“Ju nesër edhe mund të qëndroni në shtëpitë tuaja, por në rast se jeni të pakënaqur me të gjitha këto, dhe ndiheni të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni, ju ftoj të bashkoheni nesër në protestën e madhe të qytetarëve shqiptarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Prania juaj në protestë nuk është një akt partiak, pjesëmarrja juaj është një dalje Zot për të ardhmen tuaj, por edhe vendin tuaj i cili ndodhet në rrezik. Në vitet ’90 unë bashkë me moshatarët tuaj, kryem detyrat tona, ndaj vetes kombit dhe Shqipërisë. Tani është radha juaj, t’i dilni zot vetes! Të ardhmes tuaj dhe të Shqipërisë ndaj dhe një herë ju ftoj të shihemi nesër në ora 16:00,” është shprehur Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit