Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tregtonte celular kontrabandë.
Ai e kishte biznesin në rrugën Luigj Gurakuqi dhe i janë sekuestruar 26 celularë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 4”, kanë arrestuar shtetasin E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 45-vjeçarit, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 26 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara,” ka njoftuar policia.