Financimi i PD-së nga Rusia është kthyer në një shqetësim kryesor për vendin. Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje të reja në lidhje me këtë financim. Ai ka bërë me dije se paratë janë marrë gjatë një takimi, kur përfaqësuesi i Putinit erdhi në Tiranë.
“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!” ka shkruar Rama në Twitter.
Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata! pic.twitter.com/fzXx9nUyJW
— Edi Rama (@ediramaal) November 12, 2022