-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë në Gjirokastër, kamionçina përplaset me maunen, 1 i plagosur!

Kryesoret

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit nga mjetet e përfshira në aksident.

“Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot, është përplasur automjeti tip “Benz” (kamionçinë), me drejtues shtetasin K. S. dhe automjeti tip “Scania” (trailer), me drejtues shtetasin P. I.”, njofton policia.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit