-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi në Stamboll, guvernatori: Kanë humbur jetën 4 persona

Kryesoret

Një shpërthim i madh ka ndodhur mesditën e së dielës në qendër të Stambollit dhe në veçanti në sheshin Taksim.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet. Ndërsa në zonë raportohet për forca të shtura policore dhe ekipe mjekësore, ndërkohë që raportohet për të 38 të plagosur dhe 4 viktima.

Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya në një deklaratë në rrjetet sociale ka sqaruar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Një shpërthim ka ndodhur në lagjen Beyoğlu, në rrugën Taksim Istiklal, rreth orës 16.20 të ditës së sotme. Në vendngjarje janë dërguar ekipet tona të sigurisë, shëndetësisë, zjarrfikësve dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur”, tha ai.

VIDEO-Shpërthim i fuqishëm në Stamboll mbi 10 të plagosur

Në pamjet e pasqyruara është regjistruar se ka pasur zhurmë shpërthimi dhe flakët, ndërsa qytetarët u shpërndanë të tmerruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit