-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria krenari të luajë me Italinë”/ Reja: Miqësoren me “axurrët” e sugjerova unë!

Kryesoret

Në prag të dy ndeshjeve miqësore të Shqipërisë ndaj kampionëve të Europës, Italisë më 16 nëntor në stadiumin “AIR Albania” në orën 20:45 dhe ndaj Armenisë më 19 nëntor, sërish në stadiumin “AIR Albania”, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Kombëtares, Edi Reja, i cili ka analizuar këto dy duele të kuqezinjve:

“Për Shqipërinë është një motiv krenarie për të luajtur me Italinë. Është një emocion i madh për mua sepse kam pasur eksperiencë të gjatë në Itali. Do të jetë e bukur për mua.”, tha Reja.

Biseda me Dukën

“Kur Italia humbi shansin që të ishte pjesëmarrëse në Botëror, ata po kërkonin përfaqësuese që të luanin miqësore, unë bisedova me presidentin Duka që të zhvillonim një ndeshje me ta.”

Lojtarët e kampionatit shqiptar

“Ka lojtarë të Superiores që më kanë lënë përshtypje të mirë, por nuk mund t’i merrja dot të gjithë tani. Nëse i referohemi miqësoreve me lojtarët e kampionatit shqiptar, kisha frikë se mos nuk i përgjigjeshin ndeshjeve. Por ata treguan personalitet dhe ishin shumë mirë. Mendoj se bëmë sfida të mira, nuk e merituam humbjen me Katarin, nuk na u dha një penallti. Doja t’i shihja këto katër lojtarë edhe për ndeshjet e muajit mars.”

Kontrata në krye të Kombëtares

“Atëherë do të përfundojmë këto dy ndeshje dhe më pas do të kemi mundësinë të ulemi bashkë me presidentin që mund të them kam marrëdhënie shumë të mira. Do të gjejmë një zgjidhje për më të mirën e Shqipërisë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit