-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Shqiptarët mbulojnë me flamurin kuq e zi statujën e Winston Churchill’/ ‘Daily Mail’ citon ish-deputetin e PE: Kjo që po ndodh në Londër është turp!

Kryesoret

Shqiptarët kanë mbështjellë më flamurin kuq e zi statujën e Winston Churchill kanë protestuar ditën e djeshme si reagim ndaj deklaratave të Suella Braverman.

Sikurse shkruan ‘Daily Mail’, mijëra emigrantë shqiptarë u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Westmisterit duke i kërkuar qeverisë respektimin e te drejtave tyre dhe duke thënë se jo të gjithë janë kriminelë.

Shqiptarët marshuan në Urën Westminstër, në Londër duke mbajtur në duar flamurin dhe pankarta. Ish-deputet i Parlamentit Evropian Nigel Farage, nëpërmjet një postimi në Twitter ka kritikuar këtë demonstratë duke u shprehur:

“Këta njerëz nuk kujdesen asgjë për vendin tonë apo sakrificat e së kaluarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp!’.

Ndërsa Sekretarja e Brendshme u kritikua nga partitë opozitare dhe disa nga ana e saj për gjuhën e ashpër që përdori në Commons në fillim të këtij muaji. Ajo sugjeroi se vetëm konservatorët ishin ‘seriozë për ndalimin e pushtimit në bregdetin tonë jugor’.

Shqiptarët përbëjnë 12 mijë nga rekord 40 mijë emigrantë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit. Këtë javë u zbulua se Home Office deportoi 350 persona në tetor, më shumë se 100 prej të cilëve ishin shtetas shqiptarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit