-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja makaber e biznesmenit shqiptar, shpallen të pafajshëm autorët e dyshuar

Kryesoret

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë deklaruar të pafajshëm për vrasjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi.

Të njëjtit, një deklarim të tillë bënë të hënën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në seancën fillestare, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Armend Hamiti.

Në këto rrethana, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja, Medie Bytyqi njoftoi palët për të drejtën e tyre për kërkesën e hudhjes së aktakuzës dhe kundërshtim të provave në afat prej 30 ditësh.

Ndryshe, seanca fillestare për këtë rast e paraparë të mbahej më 25 tetor të këtij viti ishte shtyrë me kërkesë të mbrojtjes. Ata kishin kërkuar këtë shtyrje me arsyetimin se lënda është voluminoze dhe se nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin, Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Sipas akuzës, ata fillimisht i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet dhe Jeton Vllasaliu duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari/i ndjeri Rexhepi kishte ndaj tij, e vë në lajthitje të njëjtin, ashtu që duke filluar nga 9 janar 2021, i kishte ofruar për shitje dy vetura, një “Range Rover” dhe një “BMW X3”, për vlerën prej 30 mijë euro./BetimipërDrejtësi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit