Kryeministri Edi Rama është hedhur në kundërsulm ndaj opozitës duke mbrojtur projektin e portit të Durrësit. Projektin, Edi Rama e quajti investim të madh që do të transformojë Durrësin dhe Shqipërinë.
“Janë prodhime të një tërbimi të madh, non gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huaj në rajon. Do të jetë krenari kombëtare.
Do të transformojë njëherë dhe përgjithmonë turizmin në Shqipëri. Të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi.
Non gratat e turpërojnë emrin shqiptar dhe të Shqipërisë, qoftë edhe me emrin e tyre dhe jo më kur hapin gojën.
Ai non grata ka qenë që kur është futur në lëvizjen studentore si një spiun komunist, i presidentit komunist” tha ai.