-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekuadori kthen vizat për Shqipërinë: Mafia po bën kërdinë

Kryesoret

Ekuadori ka shtrënguar masat për të ndaluar hyrjen e shqiptarëve. Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguin deklaroi sot se për arsye sigurie, qytetarët e Shqipërisë do të hyjnë me viza në këtë vend.

Qëllimi? Të luftohet mafia shqiptare, që në Ekuador ka njohur një rritje të frikshme. Mes emrave spikat ai i Dritan Rexhepit, që njihet edhe si “mbreti” i kokainës, që u arratis pasi u lirua me kusht.

Më tej, ministri tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u forcua për të ndaluar mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët në vendet evropiane, si Belgjika dhe Holanda, si dhe në Ekuador, Kolumbi dhe Peru.

Ekuadori është kthyer prej disa vitesh në bazë të kapove shqiptarë të trafikut të kokainës që drejtojnë prej atje ngarkesat e fshehura mes kontejnerëve që përfundojnë në Shqipëri apo vende të tjera të Europës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit