-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat e Beogradit: Në 54 sekonda, Lista Serbe mashtroi serbët dhe u betua në Kosovën e pavarur!

Kryesoret

Në vetëm dy javë, Lista Serbe arriti të bëjë një kthesë të vërtetë ‘kopernikane’ të denjë për dramën e regjisorëve më të mirë të botës. Për vetëm dy javë, pra nga 5 deri më 17 nëntor, anëtarët e Listës Serbe nga veriu i Kosovës, nga performanca para kamerave, kur policët hoqën uniformat në shenjë revolte, kaluan në betimin solemn në Kuvendin e Kosovës, ku të enjten u verifikuan mandatet për deputetë të rinj nga Lista Serbe.

Kishte diçka të rreme, disi të inskenuar, në faktin se policët vendosën të hiqnin uniformat dhe të thoshin me zë të lartë “mjaft më mjaft” para kamerave televizive. Ata ishin ngopur që askush të mos i respektonte, që serbët të shtypeshin, ndërsa përfaqësuesit e Kosovës me këmbëngulje refuzuan të gjitha kërkesat e tyre, shkruan portali serb “Nova.rs”.

Më tej ky medium shkuan se:

“në vetëm më pak se dy javë, që kur i thamë ‘jo-në historike Kurtit’, u kthyem me kokë krenare për të bërë betimin para institucionit më të rëndësishëm në Kosovë. Aq zgjati patriotizmi i Listës Serbe. Në fakt, ai atdhetarizëm, pra parimor u shkatërrua për vetëm 54 sekonda, sa zgjati edhe betimi solemn i përfaqësuesve të Listës Serbe”.

“Unë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se do ta kryej detyrën time me nder dhe përkushtim dhe do ta përfaqësoj popullin me dinjitet, se do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të punoj për të mbrojë dhe respektojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, të mbrojë sovranitetin, tërësinë territoriale dhe integritetin institucional të Kosovës, në garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit”, thuhet në tekstin e betimit të bërë nga deputetët e Listës Serbe.

Ish-ministri për Kosovë, Goran Bogdanoviç, thotë për “Nova.rs” se njerëzit janë të zhgënjyer me vendimin e fundit të Listës Serbe. Me të cilin kanë vendosur të kthehen në Kuvendin e Kosovës, ku kanë bërë betimin të enjten.

“Ajo që bënë me betimin është kthim në institucione, kjo është e vetmja fjalë e duhur. Për këto 22 vite, sa zgjat kriza pas vitit 1999, ky është turpi më i madh i politikës sonë. Nëse keni marrë vendimin për t’u larguar nga institucionet dhe keni mbështetjen e 99 për qind të popullit në veri të Kosovës, nuk e kuptoj pse një veprim i tillë. Arsyetimi që ata dhanë është gjithashtu më shumë se qesharak. Komuniteti serb nuk mund të përfaqësohet në një mënyrë të tillë”, shpjegon Bogdanoviç, shkruan tg.

Ai thekson se Lista Serbe i ka vënë në rrezik qytetarët serbë. Ndonëse, sipas tij, edhe vetë e ka përkrahur atë vendim.

“Ka mundësi që ata të dinë diçka që ne nuk e dimë. E kjo është që Beogradi ua ka sugjeruar këtë vendim. Gjithçka që ndodh në Kosovë bëhet me pëlqimin e Beogradit, që gjithmonë duhet të apostrofohet. Këtu tani vihen në dyshim synimet e sinqerta të Listës Serbe”, përfundon Bogdanoviç.

Përveç kësaj, ata [Lista Serbe] e shfrytëzuan rastin për të sulmuar Rada Trajkovicin.

“Dëshirojmë të theksojmë se qëllimi ynë është të mbrojmë popullin tonë. Paqen dhe sigurinë. Por edhe të mos lejojmë që Kurti dhe Rada Trajkoviç t’ia qepin kapelën popullit serb. Dhe të vendosin për jetën tonë”, thuhet në përgjigjen e Listës Serbe.

Ishte politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç ajo që ka theksuar se:

‘Lista Serbe ka marrë mandate të reja për të penguar hyrjen e saj në Kuvend. Sapo dëgjuan se mund të hyja në parlament, vrapuan të ktheheshin, që të mos ndodhte. Kështu e kam nokautuar këtë Vuçiçin, ai u mund plotësisht. Vuçiç është një leckë e zakonshme”, ka thënë Trajkovic.

Siç shkruan portali serb “në fund mbeti shija e hidhur. Një shije plot mashtrime dhe premtime të rreme se ishte mjaft. Me sa duket askush nuk mjaftoi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit