-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me Kurtin në Bruksel, Vuçiç: Nuk jam optimist

Kryesoret

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është optimist për takimin e 21 nëntorit në Bruksel, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë”, tha Vuçiq më 20 nëntor në një intervistë për televizionin Prva.

Vuçiq ka konfirmuar se takimi do të fillojë në orën 8 në mëngjes, dhe ka ripërsëritur kushtet e Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe anulimin e vendimin për targa.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi me Vuçiq mbahet të hënën.

Ende nuk është e qartë se a do të veprojë Qeveria e Kosovës sipas planit.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse autoritetet e Kosovës fillojnë t’i ndëshkojnë shoferët që nuk i kanë riregjistruar veturat e tyre, Vuçiq tha se serbët “nuk do ta pranojnë këtë”.

Ndërsa në pyetjen se si do të reagojë Serbia nëse Njësitë speciale të Policisë së Kosovës marrin pjesë në zbatimin e vendimit, presidenti i Serbisë tha: “Atëherë kemi ferr në terren, sepse Njësia speciale e Kosovës nuk ka çfarë kërkon në veri të Kosovës”.

Vuçiq tha se shpreson që të mos ketë konflikt të armatosur.

“Por kjo nuk varet më nga ne. Ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur”, tha ai, dhe shtoi se paqja varet nga presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj autoriteteve të Kosovës.

“Sa i përket të tjerëve, gjermanëve dhe të tjerëve, nuk u besoj asgjë në lidhje me Kosovën”, ka thënë ai, pa dhënë më shumë detaje.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit