Sipas KLP, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e SPAK.

Hapja e garës për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, nisi në mes të shtatorit, pasi drejtuesit aktualë të institucionit, Arben Krajës i përfundon mandati më 18 dhjetor dhe sipas ligjit, Këshilli duhet të hapë procedurën 3 muaj më parë.

Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, ndërsa Kraja do të mbetet prokuror i SPAK për një mandat 9-vjeçar.