Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për kontrabandë të sendeve me vlerë në Rinas.
Sipas njoftimit të policisë në çantën e 42-vjeçarit u gjetën aksesorë floriri (varëse, byzylykë, unazë dhe vathë) dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara pa faturë.
Më pas K.H 42 vjeç banues në Tiranë, u arrestua për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.