Një 12-vjeçar, i cili vodhi një shumë parash prej banesës së një 66-vjeçari u la i lirë nga prokuroria.
Ai vodhi një shumë prej 170 000 lekë të rinj nga banesa e të moshuarit në fshatin German në Burrel.
“Shtetasi i mitur, pas marrjes në pyetje në prani të psikologut, prindit dhe prokurorit, është lënë i lirë.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personave që e kanë nxitur 12-vjeçarin, për të kryer vjedhjen,” ka njoftuar policia.