Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup duke folur për çështjet energjetike tha se Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus.
Ai në panelin e diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”, tha se kriza energjetike mund të përfundojë vetëm nëse kërkojmë zgjidhje jo vetëm për vete, por edhe për regjionin.
“…Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus…”, u shpreh Kurti, duke shtuar se kriza kërkon bashkëpunim dhe solidaritet, raporton Telegrafi.
Ai tha se problemi i Kosovës është se ngrohet me linjit. Sipas tij, ndonëse qymyri është i lirë është ndotës.
Kreu i Qeverisë së Kosovës më tej përmendi faktin se Kosova nuk është ftuar javën e kaluar në konferencën në Beograd ku është folur për energjinë e ripërtëritshme, ndërsa po ashtu rikujtoi se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po ashtu nuk u lejua të hyjë në Beograd ndonëse ishte ftuar.