Nitin Mishra, shtetasi i indian i arrestuar, në 5 tetor në Shqipëri për trafik droge ka mundur të zhvillojë këtë të hënë një bisedë telefonike me motrën e tij.
Media “The Times of India” ka zbardhur detajet e telefonatës, e cila zgjati vetëm 30 sekonda. Motra e të arrestuarit ka shpjeguar se se telefonata në WhatsApp zgjati 30 sekonda, gjatë së cilës vëllai i saj është shprehur se nuk ka pasur një takim me konsullin.
Naina Mishra ka shpjeguar se i vëllai nuk është në dijeni as për akuzat që rëndojnë mbi të.
Ajo shtoi se nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje të mëtejshme nga ambasada, e cila së fundi kishte thënë se do t’i dërgonin një kërkesë ministrisë se jashtme shqiptare duke kërkuar detaje për arrestimin e Nitin Mishra.
Avokati me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Harjot Singh, i cili ka trajtuar çështjen, tha se ata po kërkonin për avokatët vendas shqiptarë dhe së shpejti do të sigurojë që ai të ketë përfaqësim.
Media vendase e konsideron Mishrën një biznesmen, por ia u arrestua në Shqipëri nga DEA me qëllim ekstradimi drejt SHBA-së, pasi ishte shpallur në kërkim si trafikant droge.