-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laboratori i kokainës në Frakull/ Flet Kryeplaku i fshatit: Ishin 200 thasë pleh i përzierë me kokainë, nuk kisha dijeni!

Kryesoret

Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqeret Muçaj ka treguar për mediat informacionet që ai kishte rreth vendit që ishte kthyer në laborator kokaine. Muçaj tha se nuk ishte në dijeni se në godinë ndodhej lëndë narkotike, ndërsa shtoi se pas kontrolleve u gjetën vetëm thasë të mbushur me pleh.

“Mund të jenë nja 200 thasë, ishin përjashta. Vetëm fishekë kishte brenda. Nuk e di nga kishin ardhur thasët,” u shpreh ai.

Kush është ish-Kryekomunari i Frakullit që ‘kishte hapur dyert e shtëpisë’ për përpunimin e kokainës?

Banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku, i cili siç tha dhe kryeplaku për mediat, është ish-kryetar i komunës Frakull dhe është edhe drejtor në Bashkinë e Tiranës.

“Nuk e njoh për të tillë, ka qenë kryetar komune. Është drejtor në bashkinë e Tiranës. Nuk është magazinë, e ka shtëpi,” shtoi ai.

Kujtojmë se një megaoperacion i zhvilluar mes DEA-s dhe SPAK dhe policisë malazeze është zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në kuadër të të cilit u zbulua edhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit. Operacioni vijon prej tre muajsh pasi policia malazeze zbuloi një sasi prej 400 kilogramë pleh kimik në Tivar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit