Policia e Fierit ka njoftuar se lidhur me dhunimin e avokatit pranë Gjykatës së rrethit Fier, është arrestuar shtetasi i identifikuar me inicialet I. V 32 vjeç dhe është proceduar penalisht J. V 70 vjeç.
Kujtojmë që konflikti ndodhi mes palëve pas një gjyqi për pronat e për pasojë u dhuna dhe avokati i identifikuar me inicialet E. S 37-vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan, për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, shtetasin I. V., 32 vjeç, si dhe referuan materialet e nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin J. V., 70 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. S., 37 vjeç (me profesion avokat).