-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ditmir Bushati: Sfida e Shqipërisë dhe Kosovës

Kryesoret

Seanca e përbashkët e Parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës në prag të 110 vjetorit të pavarësisë, shënon një moment të rëndësishëm për kombin tonë.

Ky takim është një hap përpara praktikës së konsoliduar të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që prej mbledhjes së Prizrenit, në Janarin e 2014-ës.

Edhe pse historia na ndau padrejtësisht, sot jemi qartësisht të bashkuar për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë drejt familjes së përbashkët europiane. Rruga jonë ka qenë e mundimshme dhe produkt i sakrificave të papërshkrueshme për liri.

Ndaj, sa herë flasim për të ardhmen, pavarësisht diferencave botëkuptimore, nuk duhet ta harrojmë historinë. Pasi siç thoshte me mençuri Ëinston Churchill “në histori qëndrojnë të gjitha sekretet e shtetbërjes”.

Thellimi dhe kapilarizimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës shkon në raport të drejtë me avancimin e pozitave të shqiptarëve në Ballkan. Po kështu, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët e tjerë në rajon ndikohet nga ky bosht dhe ndarja e përgjegjësive e roleve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ne shqiptarët, duke qendruar në anën e duhur të historisë, kemi fituar luftën. Sfida jonë është të garantojmë paqen dhe të kemi një qeverisje më të mirë, më të drejtë e më të ndershme, për të ngjallur shpresen dhe besimin e brezit të ri, e për të nderuar veprën dhe kontributet e të parëve tanë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit