Kosova ka autostradat më të mira, në rajon;
Kosova ka autostradën Ibrahim Rugova, falas ndërsa Shqipëria ka rrugën e Kombit me… tra;
Kosova ka policinë më të mirë në rajon ndërsa Shqipëria…
Kosova ka zgjedhje model, ndërsa Shqipëria ka kontestimet model.
Kosova ka ndërruar elitën politike të 2020, ndërsa Shqipëria ka sërish e sërish elitën politike të vitece ’90;
Kosova ka institucionin e dorëheqjes, ndërsa Shqipëria e ka shpallur “non grata”;
Kosova ka veteranë të UÇK-së, Shqipëria ka (ende) veteranë të Luftës së II-të Botërore;
Kosova ka Gjykatën Kushtetuese në Prishtinë, ndërsa Shqipëria e ka në Venecia;
Kosova ka vetëm procesin e Berlinit, Shqipëria ka Ballkanin e Hapur;
Kosova ka çaj rus, Shqipëria “ka” rubla ruse;
Kosova ka euron si monedhë zyrtare, ndërsa Shqipëria ka lekun;
Kosova ka 14 vjet shtet, Shqipëria plot 110 vite.