As Kuvendi i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk e bashkoi politikën në Tiranë.
Në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën në parlament, Sali Berisha doli për të folur për mediat jashtë Kuvendit. Ai tha se Edi Rama dhe Enver Hoxha janë armiqtë më të mëdhenj të Kosovës.
“Në parlament po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies shqiptare. Njëri nga armiqtë kryesorë të Kosovës.
Njeriu që është i njohur botërisht, si avokati më i shpifur i padronit të tij, Vuçiç. Ai kërcënon Kosovën, Shqipërinë dhe Ballkanin me luftën e Serbisë” tha ai.