-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Triumfon Messi! Sonte Spanjë-Gjermani

Kryesoret

Sot Botërori i futbollit që po zhvillohet në Katar rezervon katër sfida të forta që do të jenë mjaft përcaktuese, sidomos dueli i mbrëmjes. Dita nis me ndeshjen Japoni-Kosta Rika në orën 11:00.

Më pas Belgjikë-Marok në drekë në 14:00. Kroacia përballet me Kanadanë pasdite në 17:00 dhe në mbrëmje Spanjë-Gjermani. Nëse gjermanët do të humbin dalin jashtë Botërorit.

Mbrëmë Argjentina ka lënë pas humbjen e turpshme ndaj Arabisë Saudite në Botëror duke triumfuar ndaj Meksikës në përballjen e dytë me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura me dy ekipe që më shumë ushtronin presion, në vend që të tentonin portat e kundërshtarëve.

Lionel Messi zhbllokoi takimin në minutën e 64, me një gjuajtje jashtë zone. Meksikë u tregua e pafuqishme për të reaguar dhe në minutën e 87 vjen dhe goli i dytë për Argjentinën me anë të Fernandez.

Argjentina renditet në vendin e dytë në grup me 3 pikë të grumbulluara, pas Polonisë, me të cilën ka dhe përballjen e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit