-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ-ja certifikon sot kandidatët për kryetar të komunave në veri

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të certifikojë kandidatët për kryetar të katër komunave për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 18 dhjetor në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Lajmi është bërë i ditur për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se ky institucion do të mbajë mbledhje në orën 13:00 të ditës së sotme (28 nëntor).

Më tej, Elezi ka thënë se pas përfundimit të procesit të aplikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve, i cili është përmbyllur më 25 nëntor, KQZ-ja ka komunikuar me institucionet e ndryshme shtetërore për të verifikuar nëse kandidatët e paraqitur janë në pajtueshmëri me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas KQZ-së, gjatë periudhës së aplikimit për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje (15 nëntor – 25 nëntor), janë pranuar 6 aplikime.

– Iniciativa Qytetare Mitrovica ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut;

– Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për certifikim në zgjedhjet e katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok;

– Partia Kosovskih Srba ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Leposaviqit;

– Një kandidat i pavarur;

– Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për certifikim në zgjedhjet e katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok;

– Iniciativa Qytetare Srpski Opstanak ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut./kp

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit