Protestat në Kinë kanë arritur përtej mediave sociale dhe punëtorëve duke iu bashkuar edhe studentët e universiteteve më të mira në vend.
Imazhet dhe videot e publikuara në internet tregojnë studentë të qyteteve Nanjing dhe Pekin duke mbajtur pankarta të bardha në protestë të heshtur.
Kjo është një taktikë e përdorur nga protestuesit për të shmangur censurën ose arrestimin e tyre sipas ligjit të ri të sigurisë kombëtare.
Pjesa më e madhe e botës po përpiqet të bashkëjetojë me korona virus ndërsa Kina po ruan politikën e saj zero COVID.
Zjarri i cili vrau 10 njerëz të enjten në Urumqi, solli spekulime se masat e bllokimit mund të kenë penguar arratisjen dhe shpëtimin e banorëve.
Pas këtij incidenti pati një valë zemërimi, të cilat u kthyen në protesta.
Në Shangai, një turmë u mblodh të shtunën për viktimat e Urumqit dhe mbajtën në duar fleta të bardha letre.
Fletë të ngjashme letre u shfaqën në mitingjet të dielën në Universitetin prestigjioz “Tsinghua” të Pekinit dhe në kryeqytetin kinez.
Përdoruesit në internet po tregojnë solidaritet me protestuesit duke vendosur katrorë të bardhë ose foto të tyre duke mbajtur fletë të bardha letre në profilet e tyre WeChat ose Weibo.
Të dielën në mëngjes, hashtag-u “përdorimi i letrës së bardhë” u bllokua nga censura e Weibo.