-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E përplasën nga mbrapa, më pas e rrahën/ Dhunimi i drejtorit të OSHEE-së, Policia zbardh dinamikën e ngjarjes!

Kryesoret

Policia e Lezhës ka dhënë versionin zyrtar të dhunimit të drejtorit të OSHEE-së, Edmir Përndreca. Ngjarja ndodhi sot në mbrëmje në zonën e Shënkollit, ku sipas uniformave blu, shkak është bërë një incident me makinë.

Drejtori i OSHEE-së po udhëtonte me mjetin e tij, kur një tjetër makinë e ka goditur nga pas. 43-vjeçari ka dalë nga makina dhe ka nisur të konfliktohet me dy personat që ishin në makinën tjetër.

Ata e kanë dhunuar dhe më pas janë larguar. 43-vjeçari ka marrë disa dëmtime dhe ka pësuar fraktura në trup. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë,  automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

(VIDEO-EMRI) E gjejnë të sakatuar në makinë/ Dhunohet Drejtori i OSHEE-së në Lezhë, përfundon tek “Trauma”

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po merr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit