Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka reaguar nga konferenca e NATO-së në Bukuresht për vendimin e Podgoricës për anëtarësim në Aleancën. Ai është shprehur se ishte një vendim i mençur, sepse NATO është një politikë sigurimi.
“Ishte një vendim absolutisht i mençur dhe dëshmi për këtë janë ngjarjet e fundit pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, sepse ne kemi një situatë ku vendet që ishin neutrale deri atëherë dhe askush nuk mund t’i motivonte për t’u bashkuar me NATO-n, Suedinë dhe Finlandën”, ka thënë Abazoviç.
Ai po ashtu ka reaguar për protestat që po mbahen në malin e Zi kundër nismës së Ballkanit të Hapur, pasi kjo nismë përfshin dhe Serbinë.
Abazoviç për këtë është shprehur se këtë situatë janë përfshirë njerëz që kanë ngecur në kohë, pasi tashmë marrëdhëniet me Serbinë janë rregulluar.