Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme 32-vjeçarin me inicialet O. A. pas një operacioni të kryer nga denoncimi i bërë nga përfaqësuesi i një kompanie.
Ata gjithashtu arrestuan edhe 62-vjeçarin me inicialet R. K., i cili në bashkëpunim me 32-vjeçarin vidhnin materiale ndërtimi.
62-vjeçari ishte pronar i një dyqani dhe furnizohej me materiale nga kompania ku ata vidhnin.
Policia sekuestroi 54 thasë me materiale ndërtimi që dyshohet se janë vjedhur nga të arrestuarit.
Nga ana tjetër policia ka arrestuar një 21-vjeçar me inicialet A. I, i cili ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje.
21-vjeçari u kap në flagrancë ditën e djeshme, duke vjedhur materiale të ndryshme në një lokal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme në lidhje me rastet.