Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër.
Sipas raportimeve automjeti tip “Skoda” me drejtues shtetasin me inicialet D. Rr është përplasur me një automjet tip “Nisan” me drejtues shtetasin B. M.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi D. Rr, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.