Një grua 40-vjeçare është gjendur e pajetë në fshatin Trebisht në Bulqizë.
Policia ka bërë me dije se ajo ka varur dhe se dyshohet se vuante nga depresioni.
Bulqizë/Informacion paraprak
Me datë 01.12.2022, rreth orës 13.30, në fshatin Trebisht është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasja Z.I., rreth 40 vjeçe, e cila dyshohet se ka varur veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni.