Dy shqiptarë janë arrestuar nga policitë e Janinës dhe Igumenicës gjatë mbrëmjes së djeshme. Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Vënia e tij në pranga u bë e mundur nga policia e Janinës, shkruajnë mediat greke.
Ndërsa në orët e para të ditës së sotme një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia e Igumenicës pasi ishte shpallur në kërkim për grabitje dhe armë pa leje.
Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte i dënuar me 4 vite e 3 muaj burg dhe gjobë prej 800 eurosh.