Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar sërish për prishjen e Prestige Restort, pjesë e Hysenbelliu Group. Meta është shprehur se është akt kriminal dhe synon të heqë vëmendjen ndaj skandalit që qeveria e Edi Ramës është e përfshirë në mashtrimin e 200 mijë evropianëve nga kriptomonedhat.
Meta ka shkruar se vëllai i Edi Ramës është lidhur me mashtrimin e rreth 200 mijë europianëve me kriptomonedha në vlerë 2.4 miliard euro.
“Banditizmi i Edi Ramës tek “Prestige Resort” nuk mund të mbulojë kurrë vjedhjet e shekullit dhe skenat e krimit që janë tek inceneratorët, Porti i Durrësit, koncensionet korruptive, PPP-të dhe tenderat sekretë që po vjedhin pamëshirë shqiptarët çdo ditë.
Llogaridhënies para drejtësisë dhe popullit shqiptar Edi Rama nuk do t’i shpëtojë dot kurrë!” ka përfunduar ai.