Mediat greke kanë zbardhur detaje nga biseda në takimin mes dy ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë sot në Athinë.
Nikos Dendias priti në takim Olta Xhaçkën, në një bisedë, që sipas mediave përcakton shumë për atë që do të ndodhë në 6 Dhjetor në Tiranë ku do të vijë kryeministri Micotakis.
Ministrja e Jashtme shqiptare në një postim në Facebook tha se folën për rritjen e bashkëpunimit, pa përmendur çështje konkrete. Por sipas mediave në qendër ka qenë biseda për kufirin detar.
“Takimi i dy ministrave të Jashtëm është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit, i cili u zhvillua pak ditë para vizitës së Kryeministrit grek në Shqipëri, u shkëmbyen gjerësisht mendimet për mënyrat për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.
Në këtë kuadër, u zhvillua një diskutim politik për çështjen e delimitimit të ZEE-së (zonave detare) mes dy vendeve në kuadrin e marrëveshjes parimore të dy palëve për ta çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Gjithashtu, u shqyrtua edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë” theksojnë mediat greke.
Xhaçka në Athinë, por s’i përmend çështjet e vjetra: Folëm për të ardhmen