-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta e Ukrainës ndikon në anëtarësimin e Serbisë në BE

Kryesoret

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë në Beograd se Serbia duhet t’i ndihmojë Bashkimit Evropian për të zbatuar sanksionet kundër Rusisë.

Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Kemi nevojë që Serbia të jetë në anën tonë. Unë e kuptoj mesazhin e Vuçiçit se do të na ndihmojë që t’i zbatojmë sanksionet për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë Varhelyi.

Bashkimi Evropian ka miratuar disa pako me sanksione kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Megjithatë, Serbia, vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, nuk i është bashkuar BE-së, duke mos i vënë sanksione Moskës.

Varhelyi ka thënë se lufta në Ukrainë ndikon në anëtarësimin e Serbisë në BE.

Sipas tij, sundimi i ligjit është kusht shumë i rëndësishëm, por aq nuk mjafton.

“Koordinimi i politikës së jashtme ka rëndësi më shumë se kurrë më parë. Paqja dhe siguria e kontinentit tonë është sulmuar, prandaj na duhet Serbia, një shtet kandidat për anëtarësim që të na ndihmojë”, ka thënë ai.

Vuçiç ka thënë në konferencën e përbashkët për media se e kupton mesazhin e Varhelyit për harmonizim të politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së.

“Ne i kuptojmë shumë mirë deklaratat e Varhelyit, të cilat i ka bërë si mik, për harmonizim të politikës së jashtme”, ka shtuar Vuçiç”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit