Ditën e sotme mbi qytetin e Gjirokastrës një avion ka kryer disa lëvizje shumë të çuditshme.
Avioni u nis në mesditë nga Tirana dhe u drejtua për në jug të vendit. Avioni është i vogël, tipi “Cessna 172S Skyhawk SP”.
Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por nëse do të hapim faqen online të kontrollit të trafiku ajror, “flightradar” vërehen lëvizje që ngjallin dyshime.
Avioni ka shkuar nga Tirana në Gjirokastër, është kthyer dhe ka shkuar sërish duke bërë disa lëvizje që nënkuptojnë një kontroll të imtësishëm në Libohovë, Nepravishtë, Asim Zenel, Topullaraj, Valarë, etj.
Por cila ishte arsyeja e kontrollit të imtësishëm nga ky avion i vogël mbi këto fshatra? Në pamundësi për të kontaktuar me ministrinë e Brendshme, “5pyetjet.al” pyeti policinë e shtetit, por nuk kishte informacion.
Kontrolli i zonës vjen vetëm pak se në disa fshatra që jetojnë minoritarët grekë të shkojë kryeministri Micotakis, që më pas do të vijë në samitin e 6 Dhjetorit në Tiranë.