Është publikuar fotoja e 25-vjeçarit shqiptar Qamil.T, i cili vrau të dashurën e tij 19-vjeçare në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari akuzohet se ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij 19-vjeçare Krisjana B. në zonën e Pireut në Greqi.
Viktima raportohet se ishte po ashtu me origjinë shqiptare.
Krimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur të dy ishin kthyer në shtëpi pas pune.
Pas vrasjes 25-vjeçari u vetë dorëzua në polici.
Sipas dëshmisë së shqiptarit, motivi i vrasjes ka qenë xhelozia.
Në dëshminë e tij theksohet se fillimisht ka pasur një sherr mes tyre ku më pas ai e ka qëlluar Krisjanën me dy plumba, duke i marrë jetën.
Pas vetëdorëzimit të 25-vjeçarit, policia shkoi në banesën e çiftit dhe gjeti trupin e pajetë.