Tragjedi në Itali. Katër të rinj, dy djem dhe dy vajza kanë humbur jetën në Itali pasi makina me të cilën po udhëtonin, Fiat Punto, ka dalë nga rruga në San Giustino Umbro (Perugia), shkruan Ansa.
Të rinjtë kishin marrë pjesë në një festë ditëlindjeje dhe më pas po ktheheshin në shtëpi. Viktimat janë dy vajza, 17 dhe 22 vjeç dhe dy djem, 20 dhe 21 vjeç.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia. Makina fillimisht përfundoi në një kanal dhe më pas u përplas me murin mbajtës të një ure.