Tension, luftë në fushë dhe në fund fitore me shije kualifikimi.
Pas fitores së Zvicrës me Serbinë, kapiteni Granit Xhaka ka veshur bluzën e Jasharit.
Në fakt është fanella e shokut të tij të skuadrës, shqiptarit tjetër që luan për Zvicrën, Ardon Jashari.
“Nuk mund të përshkruaj se sa ndjesi e bukur është. Jam shumë krenar për shokët e mi të skuadrës kombëtare të Zvicrës.
Ia dolëm”, shkruar Granit Xhaka duke pozuar së bashku me Ardon Jasharin.