Më 14 maj të vitit të ardhshëm, për Partinë Demokratike në Gjirokastër do të garojë Dorjan Lani.
Lani ka marrë 291 vota, ndërsa Enkeleda Mushi 48 vota dhe Telnis Skuqi 34 vota.
Në orën 8:00 të ditës së sotme ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit.
Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.