-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdorte biznesin për të trafikuar drogë, kapet i riu me “çokollata” në Durrës

Kryesoret

Doris Doko ka rënë në pranga e Policisë së Durrësit pasi shpërndante kanabis në formë çokollate.

Ai zotëronte një biznes të materialeve të ndërtimit dhe gjatë kontrollit policia i ka gjetur rreth 1 kg drogë në formë çokollate. Polici ka bërë me dije se i ai e përdorte transportin publik për të siguruar lëndën narkotike.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në pronësi të këtij shtetasi, me fushë veprimtarie tregtim i materialeve të ndërtimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formën e çokollatës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike, nëpërmjet automjeteve të transportit publik.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit