Anëtari i Kryesisë së PD-së Arben Ristani, në një deklaratë për mediat nga selia blu bëri me dije se deri në orë 17:00 kanë votuar 51 mijë e 797 demokratë për zgjedhjen e kandidatëve.
Në vend të parë qëndron Tirana me 14 mijë e 263 votues, e dyta vjen Lezha me 5070 pjesëmarrës. Ndërkohë që në vend të fundit me më pak pjesëmarrës është Gjirokastra me 1438 pjesëmarrës.