-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikonte drogë, arrestohet ish-futbollisti serb

Kryesoret

Ish- futbollisti serb, Dushan Petroviç është arrestuar në Amsterdam pasi po transportonte kokainë.

Ai në të kaluarën ka qenë përfaqësues në kombëtaren serbe si dhe la luajtur në Bundesligë.

Petroviç u arrestua teksa po transportonte 115 kilogramë kokainë.

48-vjeçari u arrestua në Amsterdam në një aksion të koordinuar nga Europoli.

Ai ishte një nga 8 personat e arrestuar për trafik ndërkombëtar pasi kishin organizuara kalimin e  lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Roterdam.

Plani ishte që kjo sasi droge të transportohej drejt Gjermanisë.

Petkoviç është aktualisht drejtori sportiv i klubit të OFK Beograd në futbollin serb.

Ai është një emër i njohur edhe pse nuk ka luajtur shumë ndeshje me përfaqësuesen e tij.

Emri i tij bëri bujë në vitin 2006, kur u grumbullua për të luajtur me kombëtaren serbe.

Ai mori pjesë në Botëror në vend të Mirko Vuçiniç, i cili ky i fundit ishte i dëmtuar.

Vëmendjen më të madhe e mori fakti se ftesa për të qenë pjesë e ekipit vinte nga babai i tij, Ilija Petkoviç i cili në atë kohë ishte trajneri i Serbisë.

Ky vendim u cilësua si skandal dhe Petroviç u tërhoq nga ftesa që mori nga i ati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit