-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedoni: I mituri akuzohet për terrorizëm, kërcënoi me bombë 4 shkolla

Kryesoret

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi penale për veprën “terrorizëm” ndaj personi të mitur nga Shkupi, pasi kishte pranuar në polici se në muajin tetor ka kërcënuar me bomba katër shkolla të mesme në kryeqendrën maqedonase.

“I frymëzuar nga njoftimet e mëparshme për bomba në disa shkolla të mesme në territorin e Shkupit, i mituri ka vërejtur në rrjetet sociale se mesazhet nga sinjalizuesit anonimë janë dërguar përmes një ofruesi specifik që ofron enkriptim dhe mbrojtje të komunikimit, dhe më 4 nëntor, nga kompjuteri i tij personal, ka krijuar një adresë elektronike, përmes së cilës ka shkruar një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në katër shkolla të mesme”, thuhet në njoftimin e policisë maqedonase.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se me këtë padi penale nuk është zbardhur rasti, pasi sipas tij, kërcënimet kanë ardhur edhe nga jashtë vendit, gjë që sipas Spasovskit dëshmon se bëhet fjalë për sulme kibernetike që vështirë zbulohen.

“Sipas të dhënave që kemi, bëhet fjalë edhe për një domen që është i regjistruar jashtë, gjegjësisht në Shtetet e Bashkuara dhe kjo praktikisht tregon për seriozitetin e sulmeve kibernetike. Vlerësoj se është shumë i vështirë sigurimi i të gjitha dëshmive që vijnë, sepse ky është një krim transnacional, nuk është në korniza të shtetit”, deklaroi Spasovski./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit