-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Mbyllet protesta! Berisha: Lirojeni atë fatkeq, autori i vertetë i sulmit është Rama

Kryesoret

Dy orë ka zgjatur protesta e opozitës. Nuk ka pasur shkelje të vijës së kuqe. Tubimi u organizua dhe u zhvillua duke u shënjuar nga vetëm një incident, goditjen e tij me grusht sapo nisi protesta.

Pas fjalës së Sali Berishës protestuesit janë larguar. Ish-kryeministri i kërkoi policisë që të lironte agresorin, Gert Shehun, pasi sipas tij, autori i vërtetë i sulmit është Edi Rama.

“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten.

Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër.

Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama.

Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit