Sali Berisha dhe Ilir Meta pritet që të dalin nga selia e PD-së për t’u bashkuar me protestuesit që i presin në pragun e vijës së kuqe te ish-Hotel Dajti.
Protestuesit e thirrur nga opozita janë mbledhur, por a do ta kalojë Sali Berisha dhe Meta vijën e kuqe për të shkuar drejt Kryeministrisë?
Forca të shumta policie kanë blinduar Tiranën për të garantuar sigurinë e samitit të BE-së që po zhvillohet në Shqipëri.