Ditën e sotme kreu i PD-së Sali Berisha është sulmuar me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu.
Në videon e mëposhtme shihen momentet kur truprojat e Sali Berishës, kanë marrë me dhunë dhe e kanë çuar në selinë blu, dhunuesin e ish-kryeministrit.
Sulmi ndodhi ditën e sotme në momentin që Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu bashkuan turmës së protestuesve. Shehu, veshur me një bluzë kuqezi u fut mes turmës dhe qëlloi Berishën me grusht. Kreu i PD-së ra menjëherë në tokë.