Zyra e PD-së në një deklaratë zyrtare ka e ka cilësuar se sulmi ndaj Berishës ishte i orkestruar nga Rama. Është bërë me dije se agresori ishte një agjent i policisë kriminale.
“Për të kryer aktin e shëmtuar kriminal Rama; Çuçi, u zgjodh Gerti Shehu, agjent i Policisë kriminale, person problematik, me lidhje më të majtën, i cili ishte porositur të deklaronte se, me aktin e tij nuk po zbatonte porosinë e Ramës dhe Çuçit, por të një vëllau musliman, për t’i dhënë karakter islamik, si varianti më i besueshëm për audiencën ndërkombëtare.“ka njoftuar zyra.
Po ashtu është shtuar se ky akt kërcënon paqen politike dhe sociale në vend, dhe për këte Edi Rama, ministri i tij i familjes Çuçi do të mbajnë të gjitha përgjegjësitë.
“Plaga në fytyrën e Doktor Berishës është maska që ra nga fytyra e Edi Ramës. Është një njollë turpi pikërisht në ditën, të cilën ai po e reklamonte si të prosperitetit, stabilitetit dhe normalitetit.
Opozita nuk ia fal Edi Ramës këtë cënim të kodeve morale dhe politike. Ai është sot armiku ynë publik dhe politik, dhe me të do të ndeshemi me të gjitha mjetet që bota demokratike i ka dëshmuar çdo ditë në të pesë kontinentet“, ka përfunduar zyra.