-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Dy arsye pse s’e çamë kordonin për të shkuar te Kryeministria

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha rrëfeu sot dy arsyet se përse nuk tentoi që të çante kordonin e policisë për të protestuar përpara Kryeministrisë, që ishte pjesë e zonës së kuqe të shtetrrethimit për shkak të samitit të BE-së.

Edi Rama është armik i votës së shqiptarëve. Pa një lëvizje të strukturuar, të qëndrueshme, shqiptarët nuk kanë të ardhme me Edi Ramën. Kjo lëvizje është në fillimet e saj. Është e rëndësishme.

Sot kjo ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme. Edi Rama do të marrë përgjigje për këtë. Është vepër e Ramës dhe do të marrë përgjigje. Për këtë nuk duhet të ketë iluzion. Do ta merrni vesh. Nuk është sekret, nuk bëj si ai.

Pse nuk protestuat te Kryeministria? Për dy arsye; e para po qe se ne do të deklaronim, ai mund të organizonte ndonjë pritje atyre dhe ne nuk donim që në prani të liderëve të përbënim asnjë kërcënim. Nuk donim.

E dyta. Në cdo samit, është e vërtetë që ka një zonë të mbrojtur, është shumë më e ngushtë se kjo që caktoi ky. Është, ta supozojmë, përtej Rognerit, duhet të ishte. Në atë zonë, askush nuk mund të shkelë, kudo dhe në cdo rast, por ky futi kryeministrinë tërësisht në atë zonë në një akt frikacak.

Ky nuk shkonte dot në tunele se i kishte miqtë këtu, sepse ky ia mbath gjatë protestave dhe ne….deklaruam se do ta bëjmë në bulevard, aty e bëmë dhe nuk e gjykuam të arsyeshme t’i bëjmë dhuratë atij…qytetarët ishin të gatshëm. Ata janë të pakënaqur me mua që i frenoj…”tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit