Ish-depueti demokrat, Ervin Salianji, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Korçë, për zgjedhjen e kreut të PD, duke thënë se demokratët janë guximtarë dhe jo dele,
“Demokratët janë guximtarë, jo dele! I përgëzoj që nuk po lejojnë bashkëqeverisjen në Korçë!
Ndër të tjera, Salianji thekson se demokratët e Korçës nuk pranojnë imponime nga njerëz që nuk dihet nga vijnë e kujt i shërbejnë. Është e papranueshme që regjimi Rama–Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit.









